Jaman dhe Seher përpiqen të gëzojnë së bashku me Jusufin edhe pse përbrenda po vuajnë. Jaman i tregon Seherit se ka gjetur një doktor shumë të mirë në Amerikë dhe po mendon të shkojnë atje për të vazhduar kurimin. Jusuf sheh një ëndërr të keqe dhe kërkon të flejë bashkë me Jamanin dhe Seherin. Këto momente afrojnë edhe më shumë ata. Seher sheh makth në ëndërr sikur Jusuf nuk është më dhe tmerrohet pa masë.