• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Justin së shpejti do të publikojë albumin e ri, Hailey muza e tij

Kanë kaluar 3 vjet që kur Justin ka publikuar një album të tij dhe duke qenë se bashkëpunimi i Ed Sheeran ishte si një rikthim, ai u prit shumë mirë nga fansat e këngëtarit. Mesa duket, së shpejti do të kemi lajme të reja, duke qenë se Bieber ka kaluar shumë kohë në studio. Por kush ka qëndruar pranë tij gjithë këtë kohë? Hailey, bashkëshortja e tij. Ai ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet së bashku me modelen në studio. Kjo nuk është hera e parë që Justin tregon se Hailey është muza e tij, pasi një foto të tillë e ka publikuar dhe një muaj më parë. Që pasi rrëfeu se vuante nga ankthi dhe depresioni, këngëtari duket se tani ndihet më mirë dhe sigurisht bashkëshortja e tij ka qenë mbështetja më e madhe. Sipas ‘Cosmopolitan’, Hailey ka qenë ajo që e ka ndihmuar Justin të rikthehet në muzikë./revistawho.com

View this post on Instagram

Studio mode

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on