Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë shitur shtëpinë me tre dhoma gjumi dhe tre banjo e gjysmë. Vendodhja e saj është në lagjen ‘SoHo’ në Manhatan, një nga lagjet më luksoze. Sipas të dhënave publike shtëpia u shit për 6.35milionë dollarë, ndërkohë që çmimi fillestar i shitjes ishte 7.99 milionë dollarë.
Apartamenti ishte në një nga ndërtesat më të bukura të zonës dhe ka një taracë gjigande. Është arreduar nga arkitetktë të njohur dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje të tjera. Siguria e ndërtesës është maksimale dhe ka parking e çdo shërbim tjetër./revistawho.com