• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Justin Bieber përsëri single?!

Romanca e tij me modelen 18-vjeçare te “Yeezy” mesa duket ka përfunduar dhe ata kanë marrë rrugë të ndryshme. Kjo dashuri e shkurtër zgjati vetëm një muaj megjithatë ata kanë arritur të shëtisin gjysmën e botës bashkë dhe të kalojnë pushime të mrekullueshme që nga Meksika e deri në Tokio.

Ata nuk janë fotografuar bashkë që më 29 gusht dhe një burim për “Daily Mail” tregon se momentalisht Justin ndodhet në Gjermani e ndersa bukuroshja Sofi në Miami.

Të afërm të këngëtarit janë shprehur se ai po mundohet vazhdimisht të kontaktojë me Selena Gomez e cila është shkëputur nga muzika dhe rrjetet sociale. Selena ka ndryshuar numrin e kontaktit dhe i ka urdhëruar të gjithë mos ta shpërndajë atë me askënd dhe sidomos, të mos bjerë në dorën e urryer të Justin Bieber./top albania radio