• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Jupiteri kaloi tek Peshqit, ndryshime të mbara do vijnë për shenjat e horoskopit

Lajmi më  i mirë që sjellin astrologët për këtë vit është lëvizja e Jupiterit në shenjën e Peshqve dhe ndikimi i tij do jetë shumë pozitiv. Në 29 dhjetor ndodhi ndryshimi dhe duke qenë se Jupiteri është planeti i rritjes, zgjerimit dhe eksplorimit, në dy këndvështrime atë fizik dhe psikologjik ndaj priten gjëra të mira.

Sigurisht që kjo nuk do të thotë se do na bjerë fati nga qielli, por Jupiteri në Peshk do na ndihmojë.

Për secilën shenjë ndikimi i tij do jetë i tillë:

Dashi: Do e keni më të lehtë kontaktin me pjesën tuaj të brendshme dhe do bëni paqe me veten.

Demi: Do keni mundësi, biseda, lidhje të reja dhe ky vit do ju sjellë shumë njohje.

Binjakët: Vendosi vetes një synim dhe këtë vit mund ta arrish.

Gaforrja: Do keni opsione të reja që do ju bëjnë ta shihni botën me sy tjetër, ndaj qëndroni kuriozë.

Luan: Do shijoni ndihmën nga jashtë dhe do arrini të konkretizoni planet tuaja apo investimet.

Virgjëresha: Fokusohu në forcimin e raporteve dhe lidhjeve me njerëzit. Duhet të keni besim.

Peshorja: Fokusohu tek shëndeti dhe përditshmëria për të bërë më të mirën.

Akrepi: Gjej çfarë të inspiron dhe stimulon imagjinatën.

Shigjetari: Rikthim në vegjëli dhe paqe me veten. Fokusohu në eksperiencat e tua.

Bricjapi: Komunikimi dhe zhvillimi merr gjithmonë e më shumë hapësirë këtë vit. Shprehe veten.

Ujori: Do jesh mirënjohës për çfarë ke dhe do vlerësosh më shumë veten.

Peshqit: Do lidhesh me pjesët më të thella të vetes./revistawho.com