• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Juliana Pasha zbulon të preferuarin e saj: Uroj që zëri yt ta trondisë Eurovizionin

Edhe pak na ndajnë nga finalja e Festivalit të RTSH-së, ku do të mësojmë emrin e artistit që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kēngët pjesëmarrëse janë prezantuar dhe sigurisht që disa preferohen më shumë se të tjerat. Edhe këngëtarja e njohur, Juliana Pasha, ka zbuluar se cili artist i pëlqen më shumë. Ajo i uron fitores Eugent Bushpepës dhe dëshiron që skena e Eurovizionit të shpërthejë nga zëri i tij. “Je vokali me i bukur mashkullor pa diskutim.
Te uroj me zemer fitore ne “Festivalin e Kenges” Rtsh.
Uroj qe zeri yt ta trondise skenen e Eurovizionit.
Nje pjese e madhe e artisteve qe marrin pjese ne Festivalin e Kenges jane miqte e mi. Nuk do te ishte e ndershme te filloja ti shperndaja te gjithe vetem prej miqesise.
Me pasterti i uroj te gjitheve suksese (ne vecanti dy mikeshave te mia Mariza Ikonomi dhe  Orgesa Zaimi ) por ky interpretim fantastik ma mori zemren qe me degjimin e pare.
Eugent Bushpepa  Jam e bindur se po keshtu (ne mos me i fuqishem) do te jesh edhe live, ne skenen e Festivalit.
Suksese! “- ka shkruar Juliana.