• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Juliana Pasha feston ditëlindjen, mosha e saj do ju habisë

Një prej zërave më të spikatur të muzikës shqiptare, Juliana Pasha, shpesh ka dalluar në festivale të shumta si, “Kënga Magjike”, në të cilin ka fituar edhe çmimin e parë me këngën në bashkëpunim me Luiz Ejllin, “Sa e shite zemrën”. Por askush nuk mund të harrojë performancën energjike të saj në “Eurovizion” me të cilën na bëri krenarë të gjithëve. Prej kohësh është përqendruar në muzikën live dhe i ka munguar tregut muzikor me këngë të reja.

Mjaft e plotësuar profesionalisht dhe me një familje për tu pasur zili, ditën e sotme Juliana, ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të. Teksa kujton vitet e moshës është e vështirë të bësh lidhjen me fytyrën e saj, pasi ajo tregon shumë më e re. /revistawho.com