• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Julia Roberts e kalon karantinën e saj në Sidnei në rezidencën 56.9 milionë dollarëshe

Australia nuk bën përjashtime për askënd që hyn në vend sa i takon karantinës së detyruar për Covid-19.
As kur vjen puna tek yje si Julia Roberts, e cila karantinën e saj në Sidnei po e kalon në një rezidencë që kushton 56.9 milionë dollarë, e që më herët ka qenë në pronësi nga Lachlan dhe Sarah Murdoch.
Aktorja e “Pretty Woman” ndodhet në Australi për xhirimet e filmit të saj të fundit së bashku me George Clooney, i cili gjithashtu është në një tjetër vilë së bashku me gruan e tij, Amal dhe dy fëmijët e tyre për të zbatuar rregullin e karantinës.
Rezidenca ku po qëndron aktorja ka një sipërfaqe prej 4100 metrash katrorë dhe është listuar si një objekt i trashëgimisë kulturore.

“Ticket to Paradise” është komedia që Roberts e Clooney po xhirojnë në kontinetin e largët, ndërsa xhirimet do të zgjasin dy muaj./revistawho.com