Dita e sotme sjell pas shumë kujtime për Jul dedën, i cili me disa foto ka reflektuar mbi kohën që ka kaluar dhe gjithëcka i është dashur të mësojë për prindërimin. Duke parë se sa është rritur vajza e tij, Juli ka pohuar se në fakt njësoj si për këdo, prindërimi nuk ka qenë i lehtë.
“U rrite zemra jone. Ne fakt u rritem bashke. Kur linde ti, per ne nisi gjithçka nga fillimi. Ne ishim te “vegjel” dhe s’dinim si “luhej” roli i prindit, ndersa ti ishe e vogel dhe s’dije ç’ishte kjo bote. Edhe sot vazhdojme t’ja mesojme njeri tjetrit keto te dyja. Nuk qenka e lehte, por nuk paska gje me te bukur. Sado te rritesh, une keshtu do te te mbaj dhe mami keshtu do kujdeset per ty. Nuk na shpeton dot zonjushe. Gezuar diten e lindjes drita e syve. Gezofsh gjithe jeten. Te duam Reina Mia, te duam shume. Zoti te bekofte…! ❤”, ka shkruar aktori i humorit.
View this post on Instagram
E kur bëhet fjalë për dedikimin ndaj një qënieje tjetër, siç është fëmija, të gjithë kanë treguar pa komplekse, përmes modestisë se është një rrugë e gjatë mësimesh e eksperiencash, që teksa një foshnjë rritet dhe mëson, ti i përjeton këto të dyja edhe njëherë në një formë tjetër./revistawho.com