• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ju pëlqeu si ishte veshur Aurela në klipin e këngës për Dr. Florin? I ka qepur të gjitha me doçkat e saj

Që ajo është po aq shpërthyese në stil sa edhe në këngë këtë e dimë. Mjafton të sjellin ndërmend gjithë herët që Aurela Gaçe ka dalë në skenë apo në klipet që ka realizuar.
Së fundmi Aurela na ka treguar sesi është stiliar vetë për projektin e këngës S.F.L që ishte një bashkëpunim me Stine dhe një risjellje e trashëgimisë në muzikë të Dr.Florit.

“Këtë herë veshjet i ideova vetë, duke u kujdesur për çdo detaj (flokë&grim).

Doja të printoja detaje që sillnin Dr.Florin në klip, doja idetë mbi vetëbesimin
,batutat autoironike, ti kisha aty ne veshje, pasi klipi ngelet e përveç kësaj, e thotë edhe @stine_records ne tekst
“Asaj si vjen marrë, është ideale, lëshon batuta mediterrane 🤪😅”. ..”, tregon Aurela duke shtuar sesi i ka bërë e stiluar vetë veshjet e saj.

“Ja po ju tregoj edhe që doja shumë të kisha një bust xhins, e për këtë, bleva dy palë xhinse. Një palë u veshën normal, e të tjerat u shqepën e u kthyen në bust. Zinxhirët sigurisht i ja qepa me kujdes me doçkat e mia”, ka zbuluar këngëtarja në një postim të gjatë.
Por prisni. Aurela ka një këshillë për të gjitha vajzat që besojnë se duhet patjetër të veshin firma që të ngjajnë bukur.

“NUK MBAJ FIRMA SE JAM FIRMË VETË” DUHET TA KETË CDO VAJZË NË KOKË. NE, NUK NA BEN SHIFRA E HARXHUAR PËR NJË VESHJE, NE NUK NA BEN TE RËNDËSISHËM PRODUKTI QË MBAJMË MBI SUPE, POR AJO QË JEMI, AJO QË BËJMË, AJO ÇFARË MENDOJMË,BESOJMË E VEPROJMË .
PRANDAJ E GDHENDA MIRË ATY.
Mos u ndjeni të trishtuara nëse nuk arrini të blini gjithçka sjell moda.
Një thes i veshur, me kokën e shpirtin plot, kushton më shumë”, e mbyll Aurela, e cila si përherë na befason jo veç si artiste, por mbi të gjitha si njeri./ revistawho.com