• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Ju mund të jeni akoma me rroba banje, por vajzat e ekranit ndezën zjarrin për dimrin!

Vjeshta sapo ka nisur, por ndërsa shumë vijojnë të mbajnë në çantë ende rrobat e banjës, këto personazhe i kanë thënë. lamtumirë plazhit në mënyrën më romantike të mundshme. Bieta Sulo ka postuar këtë foto nga fundjava e saj në Voskopojë ku shihet pranë një oxhaku. “E shpallim të hapur sezonin 3 oxhakut” shkruan Bieta.

Moderatorja e njohur ka qenë në juglindje së bashku me familjen e saj, ku nuk i ka kursyer postet e shumta për kohën e ëmbël që ka kaluar.
Një arratisje të tillë, larg detit e afër malit ka bërë edhe Fjodora Fjora e cila ka zgjedhur të pushojë në Pukë. Fjodora sapo ka nisur pasditen e saj krejt ndryshe në RTSH1, dhe për një rifreskim energjish ka zgjedhur një vend të freskët me shumë oksigjen.

Ndërsa Jonida Maliqi, ashtu si Bieta ka qenë në Voskopojë, ku në fotot e postuara si përherë më shumë se gjithçka bie në sy stili i saj i veçantë./ Revistawho.com