• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ju kujtohen ‘Bihteri’ dhe ‘Behluli’? Aktorët bëhen sërish bashkë për të sjellë serialin më të ri

‘Bihteri’ dhe ‘Behluli’ kanë qenë dy aktorët e preferuar të publikut shqiptar, kjo pas roleve të tyre protagoniste në “Dashuri e ndaluar”. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, kjo telenovelë vazhdon të jetë ndër të preferuarat. E njëjta gjë vlen edhe për 2 aktorët e lartpërmendur. Mirëpo, për të gjithë ato që ishin të ‘dashuruar’ pas Behlulit dhe Bihterit, ka një lajm të mirë. Sipas mediave turke, Beren Saat dhe Kivanc Tatlitug do të bëhen sërish bashkë për të sjellë një serial të ri që do transmetohet në “Netflix”. Fatkeqësisht rreth këtij projekti nuk është zbuluar asnjë detaj më shumë, por është mësuar se xhirimet do fillojnë në 2020 dhe seriali do jetë gati për t’u transmetuar në verën e vitir 2021./revistawho.com