• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Ju kishte munguar Bihter? Ja ku mund ta shikoni që sot

Duke nisur nga sot, në ekranin e Tv Klan ka nisur një serial i ri premierë “Hakmarrja”, i cili risjell përpara publikut një ndër aktoret më të preferuara të viteve të fundit në Turqi. Beren Saat rikthehet në ekran pas serialit të suksesshëm “Dashuri e ndaluar”, në të cilin ajo interpretoi në krah të aktorit të njohur Kivanc Tatlitug.

 

“Hakmarrje” është versioni turk i serialit “Revenge”, nga gjiganti amerikan “Walt Disney”

Një dramë emocionuese në luftën e një gruaje për të marrë hak për të atin. Një grua misterioze vjen në lagjen më të pasur të Stambollit, me një identitet tjetër. Ishte vetëm tetë vjeç kur babai i saj burgoset pa të drejtë. Ajo u rrit me qëllimin e vetëm të hakmarrjes, sepse kur dikush të merr atë që ti do më shumë në këtë jetë, ai duhet të paguajë. Një dramë emocionuese në luftën e një gruaje për të marrë hak për babain e saj. Shifra rekord audience në Turqi, Kroaci, Rumani, Pakistan e në Vendet Arabe, “Hakmarrje” flet për jetën e një vogëlushjeje që “shkatërrohet” kur babai i saj burgoset pa të drejtë. Ajo rritet me qëllimin e vetëm: hakmarrje./ Class