• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jonida Vokshi ndan momentin më të lumtur në 2-vjetorin e martesës së saj

Sa herë që gjejmë lumturinë në jetën tonë, nuk mund të mos i ngrejm sytë lart e të falenderojmë Zotin për të mirat e bekimet. Në 2-vjetorin e martsës së saj, Jonida Vokshi pohon se nuk kalon asnjë ditë që ajo nuk është mirënjohëse për njeriun që ka në krah, bashkëshortin e saj, Besnikun, të cilin e thërret me përkëdheli “rrubi im”.

Aktorja dhe prezantuesja e njohur, ka postuar momentin më të lumtur në jetën e saj në çift, që është pikërisht një foto ku bashkëshorti i saj mban në duar vajzën e tyre të sapolindur.
“Foton e fundit e postoj për herë të parë, po është momenti më i lumtur i jetës sime kur ju pashë të dyve bashkë”, shkruan në dedikimin e saj Jonida.

S’na mbetet veçse ta urojmë Jonidën, që jeta e saj të vijojë të jetë kaq plot sa tani./revistawho.com