Jonida Shehu rezultoi pozitive me Covid-19 dhe ka nisur izolimin prej tre ditësh. Deri në mbarimin e periudhës së karantinës ajo po e kalon çdo gjë me bashkëshortin e saj. Kur një nga ndjekësit e pyet për personin që po i rri afër ajo publikon një foto të bashkëshortit me një nga ‘filter’ që ka ‘Instagram’ dhe thekson se ai është në gadishmëri të plotë për çdo gjë.
Nga ana tjetër, fansa të emisionit të saj e kanë pyetur se kur do rikthehet sërish ‘Soiree’. “Me këtë gjendje nuk ka ende një përgjigje të saktë për këtë pyetje, sepse ai program ka nevojë për shumë njerëz. Nuk e dimë çfarë do ndodhë”, ka shpjeguar Jonida.
Ndërsa rikthimi në TV sigurisht do jetë i menjëhershëm sapo të mbarojë periudha e karantinimit./revistawho.com