Pak kohë më parë, e gjitha media u pushtua nga lajmi se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i kishte dhënë fund martesës së saj. Nga marrëdhënia e saj 17 vjeçare me ish-bashkëshortin, Jonida ka edhe një djalë, Danin.
Pas divorcit, Jonida zgjodhi të heshte dhe të mos jepte shumë sqarime apo detaje rreth kësaj ngjarjeje. Mirëpo e ftuar sot në “Top Albania Radio”, ndërsa bashkëprezantonte me moderatoren Dojna Mema, këngëtarja foli për shumë tema duke cekur pak edhe çështjen e divorcit. Ajo fillimisht falenderoi mediat që nuk e kanë ngacmuar shumë këto kohë për këtë temë delikate dhe pastaj sqaroi:
“Në momentin që pretedon të nisësh një marrdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”
Në fund këngëtarja shtoi se epiqendra e jetës së saj është vetem djali i saj i vogël, Dani.
Burimi:Shije.al