• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jonida Maliqi ‘ndez’ Holandën, të huajt e mirëpresin plot brohorima (VIDEO)

Këngëtarja Jonida Maliqi tashmë e ka nisur rrugëtimin e saj drejt ‘Eurovizion’. Prej disa ditësh, ajo ndodhet në Amsterdam, ku dhe ka marrë pjesë në ‘Eurovision in Concert’  së bashku me të gjithë konkurentët pjesëmarrës. E veshur me portokalli, Jonida ka performuar këngën ‘Ktheju tokës’ dhe duket se e ka shijuar skenën. Në fund të performancës, publiku e ka duartrokitur dhe brohoritur fort këngëtaren shqiptare. ‘Faleminderit shumë! Jam e lumtur që jam këtu. Ju dua’, është shprehur Jonida e emocionuar.

Kujtojmë që Maliqi do të performojë në 16 maj, në gjysmëfinalen e dytë, menjëherë pas Rusisë. /revistawho.com