• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Jonida Maliqi mahnit me paraqitjen në ‘Eurovision’, Ardi Asllani e kthen veshjen në vepër arti

Kënga e Jonida Maliqit në ‘Eurovision’ u vlerësua si një nga më të mirat. Jo vetëm performanca e saj, por edhe mënyra se si kishte vendosur të paraqitej në festival tërhoqi shumë vëmendjen e kritikëve. Veshja e Jonidës, punuar nga stilisti i njohur shqiptar Ardi Asllani në bashkëpunim me argjendarin Pirro Ruço, u pëlqye nga e gjithë bota. Ajo u komentua nga të huajt si një vepër arti, ndërsa komentuesit shqiptarë e cilësuan si xhubleta moderne. Jonida dhe Ardi Asllani kanë bashkëpunuar në disa projekte të mëparshme, të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe mesa duket, dyshja ia ka dalë të jetë qendra e vëmendjes edhe në këtë event të rëndësishëm siç është ‘Eurovision’./revistawho.com