Daljet e saj, të rastësishme apo të planifikuara janë gjithmonë të kuruara dhe komentohen pozitivisht nga ata që e pëlqejnë stilin e Jonidës.
Përtej medias, seteve fotografike, videoklipeve të menduara në detaje apo edhe blog-ut të saj, Jonida Maliqi ka edhe aktivitete të përditshmërisë si të gjithë ne.
Një prej tyre është ushtrimi në palestër, por edhe aty ajo shfaqet e veshur gjithë stil pavarësisht lodhjes apo djersitjes.
Në një foto që këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale nga ambientet e palestrës shfaqet e veshur me të zeza dhe në formë shumë të mirë fizike.
Po ti hedhim një sy llogarisë së saj personale në “Instagram” Maliqi ka edhe shumë kombinime të tjera veshjesh ndërkohë që stërvitet duke treguar se e bukura duhet të ngelet e tillë në çdo ambient apo situatë që mund të jemi.
Së fundmi, Jonida gjithashtu ka zbuluar disa detaje nga videoklipi i saj më i ri , i cili me shumë gjasa do të publikohet së shpejti. Mezi po presim të shohim mënyrën sesi këngëtarja e ka konceptuar projektin dhe dukjen e saj në klip./revistawho.com