E ftuar mbrëmjen e sotme në “Kurthin e Piter Panit” ishte Jonida Vokshi që si gjithë të tjerët, ju desh të përgjigjej para të vegjëlve. Kur u vu përballë pyetjes për zgjerimin e familjes ajo tha se është në dorë të burrit (me shaka).
“Në fakt, për këtë Besniku ka thënë se duhet të bëjmë edhe një vajzë dhe pastaj do bëjmë një çun. Dhe meqë kështu do burri, ia lëmë në dorë burrit”, u shpreh ajo duke qeshur.
Ndonëse vajza e tyre është ende e vogël, si gjithë prindërit e rinj shqiptarë edhe çifti pyetet për bebin e dytë. Ama Jonida e ka përgjigjen gati kur e pyesin për çunin që do bëjnë: “Prisni të bëjmë një gocë tjetër”./revistawho.com