Arbana ankohet shpesh për faktin që Joni çmendet pas legove dhe e ka mbushur shtëpinë me to, po prisni se edhe Dielli i ka ngjarë të vëllait. “Vuajtja” për Arbanën do jetë dyfish pasi siç na ka treguar sot edhe i vogli po i pëlqen shumë të luajë me lego.
Moderatorja ka postuar një foto ku dy vëllezërit shfaqen duke luajtur dhe i tregon Eduartit se të dy kanë për t’i grirë nga lekët.
“Do na grijë nga lekët me këto legot edhe ky tjetri më duket”-shkruan Arbana.
Epo të gjithë nënat kur vjen puna te lodrat duan t’ja plotësojnë dëshirat fëmijëve kështu që jemi të sigurt në vazhdim shtëpia e Arbanës do vazhdojë të mbushet me lego.