• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jona Spahiu shkruan urimin më special për njeriun e dashur të familjes së saj: Kërkova dashuri, por…

Jona Spahiu ka treguar me postimet e ndryshme në rrjetet sociale se gëzon një marrëdhënie shumë të ngushtë me kunatën e saj, Dritën.

Moderatorja ka zgjedhur ta urojë atë me fjalët më të ndjera në ditën e lindjes, duke ndarë një foto pranë saj dhe Raiden.

“Kërkova dashuri, por gjeta shumë më shumë. E bekuar që marr nga energjia jote çdo ditë. Nuk mund të kërkonim një hallë më të mirë. Gëzofsh gjithë jetën dritëza ime e diellit”, ka shkruar Jona krah fotos me më të shtrenjtët e saj.

Kujtojmë se edhe në një intervistë në programin ‘Ftesë në 5’, vajzat kanë treguar se gëzojnë një raport për t’u pasur zili. Të vendosura në një lojë përballë njëra-tjetrës ato kanë pohuar të dyja se sa të lidhura janë tashmë./revistawho.com