• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jona Spahiu i dedikon fjalët më të ëmbla nënës së saj: Sot ditëlindjen ta uron Raiden

Për Jona Spahiun dita e sotme është më e veçanta, pasi nëna e saj feston ditëlindjen. Me një foto shumë të bukur nga ambienti i punës ku ajo shpenzon pjesën më të madhe të ditës, moderatorja ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të ëmbla.

“Ajo aty në mes është mami im. Sot ajo feston ditën e saj të lindjes, ja kështu në punë. Përveç bebushave aty, sot ditëlindjen ta uron edhe Raiden. Ndërsa unë bashkë me mamin tim, uroj dhe të gjitha zonjat që pavarësisht ditës nuk e harrojnë detyrën”,-shkruan Jona.

E ëma e moderatores është edukatore në çerdhe, të paktën kështu kuptohet nga ambientet në foto. Festa për të është bërë edhe më bukur këtë vit prej pranisë së të voglit Raiden që erdhi në jetë disa muaj më parë. / revistawho.com