• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jona Spahiu e përcolli kështu djalin në kopësht dhe ne vumë veten në dyshim për nja dy gjëra!

Kur vjen puna tek fëmijët, zakonisht ekzistojnë dy tipe mamash; ato të Instagramit me pamje perfekte, të kuruara në detaj, të qeta, shumë të qetaaa… dhe ne të tjerat, që duket sikur kemi dalë nga ndonjë skenë ringu.

E njëjta gjë ndodh edhe kur vjen puna tek nisja e çerdheve dhe kopshteve.

Janë ato mamat që nuk dinë si do i kalojnë ato pak orë pa fëmijët e tyre dhe ne të tjerat, që marrim një pamje zonjëllëku sapo i lëmë tek dera e kopshtit (më në fund një kafe si njeri).

Jona Spahiu duket se bën pjesë tek grupi i nënave që momente të tilla zgjedhin t’i përcjellin me fjalët më të ëmbla, pa e fshehur aspak  furtunën e emocioneve që shoqëron momente të tilla.

“Të jesh prind, mbi të gjitha të mëson që t’i lësh gjërat të ndodhin, atëherë kur duhet të ndodhin”, shkruan Jona në postin e saj me të birin.

Ne në revista “Who” i urojmë shumë suksese Raidenit sot. Ndërsa për ju nëna që na ndiqni jemi kuriozë të dimë se cilit grup i takoni!/revistawho.com