• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jona Spahiu e kupton që duhet një mashkull t’u japë drejtim gjërave (ndaj ia lë këtë burrit të saj këtë “përgjegjësi”)

Tashmë është bërë e modës që personazhet e ndryshëm të mbajnë komunikimin me fansat përmes rrjeteve sociale, aty ku duhen, zihen dhe pyesin e përgjigjen.

Ama Jona Spahiu së fundmi ka zhvilluar bisedën më të bukur, duke përfshirë bashkëshortin e saj, i cili fare shkurt ka dhënë përgjigjet më të sakta në varësi të pyetjes që u janë bërë, edhe pse i përqëndruar në telefonin e tij.

“Ndryshojnë nervat e një mashkulli gjatë jetës, se i dashuri po më çmend që tani” ishte njëra ndër pyetjet dhe përgjigja që dha Frenkli (dhe çdo burrë) ishte thjesht “ishalla nuk bëhet më keq”.

Shkurt pa asnjë stërhollim, këshilla, teknika etj siç zakonisht bëjnë femrat kur këshillojnë njëra-tjetrën. Ka ca raste kur duhet mënyra si mendon një mashkull dhe Jona e kuptoi impaktin e kësaj./revistawho.com