Angelina Jolie ka nisur procedurën e shkurorëzimit nga Brad Pitt, raportojnë mediat e huaja. Sipas TMZ aktorja ka paraqitur dokumentet e caktuara të hënën, duke cituar dallimet mes tyre si arsye të ndarjes. Bëhet e ditur se Jolie ka kërkuar gjithashtu edhe kujdestarinë për gjashtë fëmijët e çiftit. Jolie dhe Pitt u lidhën në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit “Mister and Mrs Smith” dhe u martuan në gusht të vitit 2014-të.