Johnny Depp ka marrë vëmendjen e fansave dhe admiruesve në San Sebastian Film Festival. Një prej tyre, ka lëvizur nga turma teksa aktori largohej me makinën e stafit dhe përfitoi prej dritares së hapur, nga ku Johnny Depp po përshëndeste të pranishmit, për t’u afruar e për t’i dhuruar një buqetë me lule. Reagimi i Depp ishte njësoj si i një fëmije që i bëhet dhuratë e papritur.
Në një kohë kaq të vështirë për të, kur ka rrëfyer se ‘Hollywood’ thuajse e ka bojkotuar për problemet me ligjin nga akuzat e ish gruas së tij, një shpresë shfaqet për aktorin, të cilin fansat e duan akoma.
Gjatë konferencës në San Sebastian Film Festival, ai pranoi se personazhin më të suksesshëm të tij, Kapitenin Jack, e ka me vete kudo dhe me të do bëjë të lumtur çdo njeri./revistawho.com