• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Joe Jonas martohet për herë të dytë, Sophie Turner shkëlqen me fustanin e bardhë si princeshë

Ditën e djeshme Sophie Turner dhe Joe Jonas janë betuar për herë të dytë përpara altarit për dashuri të përjetshme. Pak javë më parë ata organizuan një ceremoni martesore të papritur në Las Vegas, ndërsa dje së bashku me miqtë dhe familjarët festuan në Francë. Sophie arriti të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj voluminoz me një vello të gjatë, që i jepte pamjen e një princeshe.

Ndërsa Joe kishte përzgjedhur një kostum të zi klasik, tipik për një dhëndër. Në ceremoninë martesore përveç vëllezërve të tjerë të Joe, u dallua për veshjen edhe Priyanka Chopra, e cila kishte zgjedhur të prezantonte kulturën e saj veshur me një sari indian në ngjyrë rozë.

Përpara dasmës, Joe dhe Sophie organizuan edhe një festë dhe i surprizuan të gjithë me veshjet e tyre të njëjta në ngjyrë të kuqe. Kujtojmë se dyshja e njohur kanë gati 3 vite bashkë dhe pas kaq shumë kohësh ky ishte momenti i duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. /revistawho.com