• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Joe Jonas dhe Sophie Turner nderojnë “pjesëtarin” e familjes duke e gdhendur në trup

Pak ditë pasi u kthyen nga muaji i tyre i mjaltit, Joe Jonas dhe Sophie Turner përjetuan humbjen e një “pjesëtari” tepër të rëndësishëm të familjes së tyre. Qeni që kishin birësuar disa vite më parë, kishte ndërruar jetë gjatë një aksidenti në New York. Sigurisht, lajmi e ka trishtuar çiftin, i cili ka vendosur ta nderojnë qenin e tyre duke bërë të dy të njëjtin tatuazh në trup. Sophie dhe Joe kanë gdhendur në pjesën e parakrahut pamjen e Waldos, qenit në fjalë. “U prefsh në paqe Waldo. Më mungon”, ka shkruar aktorja e “Game of Thrones”, të njëjtën gjë si Joe në postimin e tij në ‘Instagram’. Kujtojmë se pak kohë më parë, Joe dhe Sophie u martuan në një dasmë madhështore në Francë./revistawho.com

View this post on Instagram

R.I.P. my little angel.

A post shared by J O E J O N A S (@joejonas) on