• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jo vetëm në zemër, Alfio ‘gdhend’ Fatmën edhe në trup

Shefi i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja simpatike, Fatma Methasani, janë çifti më i ri i konfirmuar në ‘showbiz-in’ shqiptar. Pas 2 vitesh lidhje ata vendosën të ndajnë me publikun lajmin e bukur, vetëm pak javë më parë. Pasi lajmi u përhap shumë shpejt dyshja nuk fshihen më dhe publikojnë në rrjetet sociale momente të veçanta nga jeta e tyre.
Pak ditë më parë Fatma e surprizoi partnerin e saj duke i bërë dhuratë një motor, ndërsa Alfio ka zgjedhur një mënyrë më të veçantë për ta bërë atë të lumtur. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ shefi i kuzhinës ka zbuluar se ka gdhendur në trupin e tij një tatuazh dedikuar Fatmës. Ai ka zgjedhur që në pjesën e majtë të gjoksit të vizatojë një zemër të kuq.
“Vazhdoj dhe mendoj që nuk ka fjalë më të bukur për të të thënë sa shumë të dua. Prandaj vendosa të të kem në lëkurën time për të të falënderuar për dy vitet më të bukura të jetës sime”,- shkruan Alfio.
Kujtojmë se së fundmi Alfio ka nisur emisionin e tij më të ri në “Tv Klan”, “Sfida e gatimit”./revistawho.com