Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare. Muzika e saj pëlqehet shumë dhe çdo projekt i realizuar nga ajo kthehet në një hit. Gjithashtu ajo është dhe një performuese shumë e zonja, duke parë që edhe kërcimi është pika e saj e fortë. Por a keni menduar ndonjëherë si prezantuese? Ka qenë vetë këngëtarja që e ka zbuluar këtë përmes Instagram-it të saj. Ajo ka publikuar një video ku tregon se ka prezantuar një emision për fëmijë në moshën 10-vjeçare.
https://instagram.com/p/BcxL72xHf1I/