• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jo vetëm çelësin e Tiranës, zbulohet dhurata speciale që Erion Veliaj i dorëzoi Rita Orës

Koncerti që Rita Ora mbajti mbrëmjen e djeshme në kryeqytet argëtoi të gjithë të pranishmit dhe pati shumë jehonë, madje edhe në nivel ndërkombëtar.

Përpara se të ngjitej në atë skenë Rita së bashku me babain e saj dhe motrën takuan kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i dorëzoi asaj çelësin e qytetit si shumë artistëve të tjerë. Por krahas tij, Rita mori dhuratë edhe çiftelinë që Veliaj mbante në zyrë prej disa kohësh. Çiftelia është një simbol që identifikon kulturën muzikore tradicionale shqiptare.

“Duke i dhënë dikujt çelësin, i jep të vetmen gjë që ti ke. Ne nuk jemi të pasur, por përpiqemi të japim gjithçka që kemi si shenjë respekti dhe shenjë e derës së hapur, prandaj, duke të dhuruar çelësin e Tiranës do të thotë se të vlerësojmë shumë”-ka thënë Veliaj./revistawho.com