Moderatorja e dashur e publikut shqiptar, Rudina Magjistari ka zgjedhur që të shfaqet pasditen e sotme ndryshe nga çdo herë tjetër në ekran.
Ajo ka vendosur që këtë fillim viti të vijë më një ‘look’ krejtësisht ndryshe, duke i lyer flokët në ngjyrë karrote. Ky ndryshim i moderatores është mirëpritur nga të gjithë ndjekësit e saj, të cilët e kanë komplimentuar menjëherë me anë të komenteve të ndryshme në rrjetet sociale, duke theksuar se duket mjaft bukur.
Ndonëse Rudina nuk ka eksperimentuar shpeshherë me pamjen e saj, duket se ky ‘look’ i rri më së miri./revistawho.com