Disa kohë më parë çifti Blerim Muharremi dhe Afrona Dika krijuan bujë në rrjetet sociale me disa poza ku shfaqeshin si nusja me dhëndrin. Modelja mbante veshur fustanin e bardhë ndërsa kantautori kostumin. Pas zhurmës për martesën e tyre, të dy thanë hapur se bëhej fjalë për një shaka. Të shumtë ishin ata që e quajtën pa kripë këtë rreng të çiftit. Mirëpo sot Afrona ka bërë një tjetër “goditje”. Ajo ka shënuar në profilin e saj të Facebook se është në martesë me Bleron. Të jetë sërish shaka?!