• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Jo më diell, java nis me vranësira dhe reshje

Duket se moti i bukur dhe me diell ja ka lënë vendin vranësirave dhe shiurt. Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë orëve të para të dites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por parashikohet që pasditja dhe orët vijuese t’i shtojnë vranësirat duke sjellë reshje në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 4°C deri në 25°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.