• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jo aq afër sa mendonit, Priyanka Chopra zbulon marrëdhënien me Sophie Turner

Kur familja Jonas bëhet bashkë sigurohen të kalojnë mjaft mirë. Këtë ka treguar së fundmi aktorja Priyanka Chopra e cila ka treguar sa detaje më shumë nga raporti me Joe Jonas dhe Sophie Turner.

Ajo ka treguar se ndonëse jetojnë vetëm disa milje larg njëri-tjetrit takohen rrallëherë.

“Ne nuk e takojmë Joe-n dhe Sohpie-n aq shpesh sa bota mendon, por kur përfundojmë bashkë bëhet një festë e madhe e vërtetë. Jemi të gjithë ne prindërit dhe fëmijët”, ka pohuar Priyanka.

Aktorja ka shtuar gjithashtu se pavarësisht periudhës së vështirë dhe pandemisë nga e cila nuk ka mundur të takojë prindërit, ka qenë e lumtur se ka qendruar gjithë kohës me bashkëshortin e saj.

“Ishte një bekim. Krijoi diçka më të fortë tek ne”, ka pohuar Priyanka Chopra./revistawho.com