• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

JLo xheloze, ndalon Drake që të…

Jennifer Lopez është një nga gratë më të bukura në botë, por megjithatë, edhe ajo ka momentet e saj të pasigurisë.

Lidhja e këngëtares së famshme me reperin Drake është duke u “nxehur” gjithnjë e më shumë, por megjithatë duket se Lopez akoma nuk i beson plotësisht mashkullit që ka në krahë.

Ajo ka frikë se ai mund ta tradhtojë.

“J.Lo ka vetëbesim, aq sa mund të ketë secila grua që është po aq seksi sa ajo, por ajo megjithatë ka frikë se Drake mund ta tradhtojë atë, në ngjarjen që mbahet javën e ardhshme, në Super Bowl”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren, transmeton Klan Kosova.

Ky burim ka treguar se këngëtarja nuk dëshiron që reperi të shkojë në këtë ngjarje, ku do të ketë edhe shumë gra të bukura, e madje edhe shumë stripiste.

Por megjithatë duket se këngëtarja e shumë hiteve, nuk e ndalon të dashurin e saj që të marrë pjesë në këtë ngjarje. Ndoshta nga dashuria, ose ndoshta dëshiron që ai të fitojë më shumë para!

Në ndërkohë, të dy priten të lansojnë së bashku një këngë të re, që është paralajmëruar të jetë një hit.