• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jim Belushi takon Rita Orën, aktori: S’ka si shqiptarët

11935182-10155931053665335-672439231-nDy prej shqiptarëve më të famshëm në botë janë takuar në Los Angeles. Aktori i suksesshëm Jim Belushi, ka qenë i pranishëm në një prej koncerteve të këngëtares Rita Ora. Duket se artisti është fans i muzikës së bashkëkombases së tij, e cila është tashmë në kulmin e karrierës. Pas përfundimit të koncertit të Ritës, “grupi” i shqiptarëve, përfshirë dhe motra e këngëtares janë bashkuar dhe kanë bërë edhe disa poza. “S’ka si shqiptarët” ka shkruar aktori në njërën prej tyre. Sakaq Rita Ora ka nisur me bujë turneun e koncerteve për të promovuar bashkëpunimin me Chris Brown “Body on me”, dhe çdo shfaqje e saj për një arsye apo një tjetër komentohet gjerësisht në media e rrjete sociale. Një veshje trasgresive, një sjellje po e tillë, dhe biondja seksi përfundon ndër titujt kryesorë.

Leave a Reply