• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Zbuloni 10 produktet shtëpiake që mund t’ju shpëtojnë jetën

Shumë produkte që kemi në shtëpi, nuk e dimë që në fakt mund të kenë disa përdorime shumë të rëndësishme. ‘Bright Side’ sjell një listë të produkteve shtëpiake që mund t’ju shpëtojnë jetën.
1. Soda e bukës
Soda e bukës mund të përdoret në shumë raste. Si deodorant, maskë fytyre, shampo dhe pastë dhëmbësh. Gjithashtu shëron probleme si pickim insektesh apo djegie. Në shtëpi ndihmon në heqjen e njollave, aromave të pakëndshme si dhe në receta të ndryshme gatimi.
2. Vaji i ullirit
Vaji i ullirit mund të përdoret si një maskë për lëkurat e thata. Gjithashtu, sipas aktores Sophia Loren, mund ta përdorni në vaskë kur bëni banjë, si një trajtim bukurie. Një sasi shumë e vogël mund të përdoret dhe për të pastruar mobiliet.
3. Furça e dhëmbëve
Në filma, pastrimi me furçë dhëmbësh përdoret si një dënim, por furça e dhëmbëve mund të përdoret si pastruese në vende të paarritshme. Gjithashtu mund ta përdorni mbi vetullat , apo mbi kafshën tuaj.
4. Letra e aluminit
Letra e aluminit ka shumë përdorime të dobishme. Përveç se përdoret për ushqime, ajo gjithashtu mund të përdoret për të pastruar enët e palara, mjafton ta bëni në formë topi. Një letër e hollë nëse vendoset poshtë hekurit, ndihmon të hekurosni veshjet më shpejtë. Nëse e lagni dhe e bëni në formë të çrregullt, mund të përdoret për të larguar ndryshkun.
5. Fija për pastrimin e dhëmbëve
Nëse doni të keni dhëmbë sa më të pastër, duhet të përdorni patjetër një fije. Megjithatë, kjo llojë fije mund të përdoret dhe në gatim, për të prerë brumin në mënyrë të drejtë. Gjithashtu mund të përdoret për të lidhur bimë të thara që gjenden në kuzhinën tuaj./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE