• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Vetitë e pabesueshme të muzikës që mund të ndihmojnë edhe në shërimin e ankthit

Për disa persona muzika është pjesë tepër e rëndësishme e jetës së tyre të përditshme. Muzika na shoqëron në çdo moment si në ato të  trishtuara dhe të gëzuara e sigurisht që energjia që të ofron nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Ajo është shumë e lidhur me humorin tonë, prandaj na bën të ndjehemi të lumtur, energjikë, të relaksuar apo të trishtuar. Kjo është arsyeja kryesore se pse muzika është studiuar si një formë terapeutike për të shëruar njerëzit.

Në veçanti terapia e muzikës mund të përdoret si një formë e meditimit, ku pacienti mund të hyjë në një gjendje paralele të vetëdijes dhe mund të përdoret si një mënyrë për të identifikuar problemet e fshehura. Muzika është një metodë e preferuar nga shumë njerëz për largimin e stresit, sepse mund të sjellë qetësi duke zbehur simptomat e ankthit apo tensionit. Truri ynë është i zhvilluar në një moshë shumë të re për t’ju përgjigjur ose përpunuar meloditë më të mira. Kjo është arsyeja përse muzika funksionon si një medium i fuqishëm për të shpërqëndruar mendjen, trupin, trurin dhe për të ndryshuar gjendjen tonë shpirtërore. Muzika mund të ndikojë shumë në jetën tonë, sepse duke larguar energjitë negative na ndihmon të përqëndrohemi më shumë në çështje të caktuara. Madje këto benefite të muzikës njihen edhe nga doktorët, sepse shumë prej tyre e përdorin për të qetësuar pacientët. Gjithashtu muzika ndihmon në shërimin dhe rizhvillimin tonë, sepse kur dëgjojmë një tingull muskujt në trup reagojnë shpejt në një mënyrë automatike. /revistawho.com