• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Uji i trëndafilit, 5 gjëra që nuk i keni ditur për përdorimin e tij

Uji i trëndafilit bëhet nga distilimi me avull i petaleve të trëndafilit dhe është bërë pjesë e rutinës së bukurisë së grave që nga koha e Egjiptit të lashtë. Ai njihet në mbarë botën për vetitë e shumta që ka, sidomos në trajtimet e bukurisë. Dr. Tiffany Jow ka treguar për “Harper Bazaar” pesë gjëra që nuk i keni ditur lidhur me përdorimet e këtij uji.

-Është i pasur me antioksidantë

Antioksidantët janë shumë të nevojshëm për të parandaluar dëmin që mund t`i shkaktohet lëkurës nga stresi.

-Mund t`ju ndihmojë për aknet

Duke qenë se uji i trëndafilit ka veti antimikrobiale mund të shërbejë si një trajtim natyral për aknet.

-Ka veti anti-inflamatore

-Uji i trëndafilit mund t`ju ndihmojë për të qetësuar skuqjen, pasi ka veti anti-inflamatore.

-Është hidratues për fytyrën dhe trupin

Uji i trëndafilit ndihmon për të zbutur lëkurën, por edhe për të hidratuar flokët. Mund të shtoni disa pika në shampon apo balsamin tuaj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE