• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Syzet më ‘IN’ të 2019, ‘Optika 1’ prezanton koleksionin më të ri nga ‘Linda Farrow’

“Optika 1”, salloni më i njohur i syzeve në Tiranë, për shkak të cilësisë dhe larmishmërisë në modele, ka prezantuar ditën e djeshme koleksionin më të ri të syzeve të 2019 të markës ‘Linda Farrow’.

Prezantimi u bë gjatë një eventi ekskluziv, me pjesëmarrjen e CEO-s së markës së njohur, Simon Jablon dhe të tjerë personazheve të njohur të jetës publike në Tiranë. Rrjeti më i madh i optika-ve në Tiranë dhe Shqipëri, që numëron 5 showroom-e në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ishte kujdesur në detaje që çdo gjë gjatë eventit glamuroz, të kurohej me shije, njësoj si koleksioni i ri i “Linda Farrow”.

Emra të famshëm të ekranit, që nuk na qëllon t’i shohim kudo nëpër evente si: Marina Vjollca, Getoar Selimi, Luana Vjollca, Xhensila Myrtezaj, Klea Huta, Elgit Doda, Olti Curri, Oriela Nebijaj, Rozana Radi, Orinda Huta, Marçela Lati, Desada Metaj, Estela Ujka, Irena Kita, Armina Mevlani, etj, u bënë pjesë e një mbrëmjeje fantastike, me shoqëri të mirë dhe syze të bukura.

Gjatë kësaj mbrëmje vajzat pozuan edhe me syzet e tyre të preferuara nga koleksioni më i ri, ‘Linda Farrow’./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE