• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Surprizon studimi i fundit: Duhet të hiqni dorë sa më parë nga ky zakon të ngrëni për të mos shtuar peshë

Shumica e njerëzve besojnë se nëse konsumojnë gjithçka që duan dhe me masë nuk do të kenë probleme me peshën e tyre trupore. Në fakt një studim i bërë së fundmi ka zbuluar të kundërtën. Nëse konsumoni ushqime të ndryshme në mënyrë të moderuar, jo vetëm që nuk do të humbni peshë, por do të rrisni shanset për t’u prekur nga diabeti për më shumë se 10 vite. Studimi është publikuar në revistën shkencore “Plos One” dhe për ta realizuar janë marrë në studim 7000 persona. Rezultati ishte shokues për të gjithë, sepse u zbulua se njerëzit që provonin ushqime të ndryshme kishin 120% më shumë shanse të shtonin peshë, në krahasim me ata që hanin disa ushqime që ata i njihnin dhe i donin. Shpjegimi pas kësaj qëndron në faktin se gjithë ato shije të ndryshme mund të çojnë në injorimin e sinjaleve të urisë. Këta njerëz thjesht konsumojnë ushqime që kanë shumë yndyrë, sheqer apo përbërës të tjerë të dëmshëm, në vend që të fokusohen tek benefitet e të ngrënit fruta, perime, apo drithëra. Kualiteti i dietës ushqimore është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për heqjen e dhjamit apo të kilogramëve të padëshiruar. Megjithatë ky studim nuk sugjeron që të hiqni dorë nga konsumimi i një copë torte në raste të veçanta, por këshillon që të konsumoni disa ushqime të shëndetshme, se sa shumë të tilla që nuk i bëjnë mirë organizmit tuaj. /revistawho.com

Burimi: Times of India