Që në kohët më të lashta, thuajse në kuzhinat e të gjitha kulturave botërore është përdorur supa nga lëngu i kockave për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe kushtesh shëndetësore.
Supa është shumë e lehtë për t’u përgatitur, merrni kockat e viçit, qengjit etj dhe valojini në zjarr të ngadaltë për disa orë. Më pas kullojeni lëngun dhe shtojini supës perime të ndryshme, pak oriz ose pak makarona të vogla.
Ja përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i përditshëm i kësaj supe:
Shëron sëmundjet e zorrëve: lëngu i kockave përmirëson lëvizshëmrinë e zorrëve dhe nxit shtimin e baktereve të mira dhe eleminimin e baktereve të këqija. Lëngu i kockave ndihmon për të kuruar diarenë kronike, kapsllëkun, madje edhe intolerancën ushqimore.
Mbron shëndetin e kockave: kjo supë është magjike kur vjen puna për tek shëndeti i kockave. Ajo është e pasur me kalcium dhe parandalon osteoporozën, artritin dhe sëmundjet e tjera që prekin kockat. Fosfori, magnezi, kalciumi etj janë minerale që gjenden me shumicë tek lëngu i kockave.
Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve: lëngu i kockave është i pasur me kolagjen, elementi më i rëndësishëm për shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.
Parandalon problemet e gjumit: lëngu i kockave është i pasur me glicinë gjithashtu, një aminoacid shumë i rëndësishëm për përmirësimin e problemeve të gjumit dhe përmirësimin e kujtesës.
Rrit sistemin imunitar: një nga efektet e menjëhershme që sjell lëngu i kockave është rritja e sistemit imunitar dhe parandalimi i çrregullimeve autoimune, kjo gjë është vërtetuar edhe nga një studim i bërë nga universiteti i Harvardit.
Parandalon të ftohurën dhe gripin: për shekuj me rradhë lëngu i kockave është përdorur për të parandalur virozat e sezonit vjeshtë-dimër si të ftohurën apo gripin./Shendeti