• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

Si të reduktoni stresin me lehtësi

Stresi ndikon shumë në trupin tuaj: kur jeni nën stres, zemra juaj rreh më shpejt dhe presioni i gjakut rritet, shpjegon Ash Nadkarni, psikiatër i asociuar në Spitalin e Grave në Angli.

Por çfarë duhet të bëni kur medikamentet dhe çaji i kamomilit nuk bëjnë efekt? Ja disa mënyra alternative të rekomanduara nga ekspertët dhe studimet e fundit.

Zgjohuni herët:
“Merrni kohë në mëngjes dhe kujdesuni për veten”, thotë psikologu në San Francisko Leslie Car. Gjatë kësaj kohe, mendoni për qëllimet tuaja ose lexoni diçka frymëzuese. Krijoni një hapësirë qetësuese: hulumtimet sugjerojnë se ngjyrat e ngrohta ju dhurojnë qetësi.”

Këtu vlen teoria për përdorimin e terapisë me ngjyra. Ngjyrat përmes syrit, dërgojnë mesazhe përgjatë rrugëve nervore në tru, i cili rregullon emocionet”, thotë Roberts. Në shtëpi, pikturoni një mur me ngjyra të lehta dhe në zyrë varni një shall me ngjyrë qetësuese mbi karrige.

Shikoni video humoristike: pas një dite të vështirë, duke parë gjëra humoristike aktivizoni një pjesë të trurit që sjell qetësi”, thotë Rose Hanna, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë “Long Beach”. “Kjo zvogëlon ankthin dhe ndihmon me reduktimin e stresit.