• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Jetë, Këshilla

Si të hiqni qafe ose të fshihni majat e dyfishta të flokëve?

Majat e dyfishta janë një mallkim për të gjitha vajzat që u duhet t’a krehin flokun e tyre vazhdimisht apo për ato që u duhet t’i kapin flokët në modelin bisht-kali. Të gjitha vazjat e dinë se si t’i heqin qafe shpejt mjafton të shkosh në parukeri dhe të bësh një prerje flokësh. Por ne mund t’u tregojmë disa këshilla se si të kujdeseni për flokët që të mos keni më probleme me majat. Majat e dyfishta janë rezultat i dëmtimeve të vazhdueshme të flokut dhe mënyra e vetme për t’i parandaluar është reduktimi i dëmtimit. Në shumicën e rasteve ato shkaktohen nga përdorimi i vazhdueshëm i pjasterave për të drejtuar flokët si dhe nga krehja në mënyrë “agresive” i flokëve. Duhet të përdorni sa më shumë produkte që janë kundra nxehtësisë dhe të dini të bëni zgjdhjen e pjasterave apo mjeteve për të bërë kaçurrela. Por nuk janë vetëm këto që e dëmtojnë flokët, sepse modelet e flokëve që përdorim në përditshmëri janë akoma dhe më dëmtuese. Veçanërisht kur përdorni lidhëse flokësh elastike ose ato lidhëse që kanë një pjesë metalike në përbërje. Në vend të tyre duhet të përdorni lidhëse që janë në forme spirale dhe kanë material plastik, të cilat nuk e dmëtojnë flokun dhe nuk krijojnë probleme kur hiqni lidhësen nga flokët. Mënyra se si lani flokët ka gjithashtu efekt në majat e dyfishta. Floku është më shumë elastik dhe më i lehtë për t’u dëmtuar kur është i lagur kështuqë trajtimi sa më i qetë i tij do ta mbaj në kushte më të mira. Duhet të siguroheni që kur laheni uji të bjerë në drejtimin e rritjes së flokëve.
Vajrat, serumet dhe kremët për flokë mund t’i fshehin shumë mirë majat e dyfishta, sepse këto produkte shërbejnë si ngjitës dhe i bëjën flokët tuaj të duken më të shëndetshëm. Gjithashtu nëse doni që edhe t’i drejtoni flokët tuaj dhe të aplikoni vaj më e mira është që t’a vendosni vajin në flokë pasi të keni drejtuar flokët tuaj. Nëse drejtoni flokët pasi keni aplikuar vajin flokët tuaj do të digjen akoma dhe më shumë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE