• youuinsttaaffccbb
TEST
Shtëpi

Po mendoni të dekoroni shtëpinë? 2018-ta do të jetë plotë me ide suprizuese për ju

Jemi në prag të Vitit të Ri dhe nëse keni vendosur të bëni ndryshime në arredimin e shtëpisë suaj kemi disa sugjerime. Se cila iu përshtatet më shumë e zgjidhni ju.

Nuancat me kontrast të lartë
Nuanca të errëta dhe të forta që balancohen nga e bardha janë perfekte për një dhomë ndenjje moderne.

Floriri ngjyra e vitit
E kishit menduar ndonjëherë që rubineti në tualetin tuaj të jetë ngjyrë floriri? Nëse jo guxoni dhe do suprizoheni.

Rikthehet jeshilja
Duket e çuditshme si ide, por ngjyra jeshile do të jetë trendi i 2018. Për të qenë më të saktë këtë vit do të dominojë jeshilja e ullirit. E kombinuar me ngjyra të tilla si e verdha e lehtë apo ngjyra e drurit, shtëpia do duket shumë më e rehatshme dhe e bukur.

Elementet natyrale
Nuk do zhduken kurrë nga moda elementet natyrale. Edhe këtë vit mundohuni t’i shkrini ato në arredimin e shtëpisë tuaj. Përqendrohuni te muret natyrale, lëreni gurin të shfaqet mos e fshihni.

Artizanalja në modë
Ne shqiptarët njihemi për punime artizanale të veçanta. Prandaj nëse keni dëshiruar t’i bëni pjesë të arredimit të shtëpisë suaj mos nguroni, provoni t’i kombinoni.

Ngjyrat e ngrohta
Ketë vit rikthehet edhe e kuqja. Fusni disa elemente të së kuqes dhe balancojeni me grinë dhe të bardhën. Dhoma do duket perfekte.

Kadifja, moda e përjetshme
U benë disa vite që kadifja është bërë pjesë e shtëpive tona. Vazhdon të jetë trendi i këtij viti, prandaj filloni të kërkoni. / revistawho.com