Plastika duket se e ka pushtuar planetin tonë dhe tashmë ajo gjendet kudo, në tokë në dete e oqeanë dhe atje ku ndoshta nuk ua pret mendja, në ajër. Shkencëtarët kanë bërë një studim të fundit në Arktik ku kanë parë se edhe aty grimcat mikroskopike të plastikës po bien nga qielli së bashku me dëborën
BBC shkruan se shkencëtarët ishin të tronditur nga numri i madh i grimcave që gjetën: më shumë se 10,000 të tilla për litër në Arktik.
Kjo do thotë që edhe atje, njerëzit së bashku me ajrin thithin edhe grimcat plastike, megjithëse efektet në shëndet ende mbeten të paqarta.
Arktiku shpesh shihet si një nga mjediset e fundit të pacenuara në botë, por mesa duket plastika ka depërtuar edhe në ajrin e tij.
Një ekip studiuesish gjermano-zviceran e ka botuar këtë zbulim në revistën Science Advances.
Shkencëtarët gjetën gjithashtu grimca gome dhe fibra në dëborë. BBC/revistawho