• youuinsttaaffccbb
TEST
Seks

Kjo është arsyeja më e pazakontë që shpjegon pse femrat qajnë pas seksit

Pothuajse 1 në çdo dy femra ndien pikëllim të pashpjegueshëm, ndonjëherë pas seksit. Kështu tregon një studim i kryer në Australi. Sipas stuesiuesve, kjo nuk është përvojë aq e rrallë dhe ata e kanë quajtur këtë gjendje ‘disfori postkoitale’. Kjo është një gjendje e kundërt me euforinë.
Sipas shkencëtarëve, kjo gjendje mund të ketë manifestime të ndryshme, nga ndjenja e pashpjegueshme e pakënaqësisë që përshkon femrat pas seksit, deri te qarja e pangushëllueshme. Disa studime të tjera e lidhin qarjen pas seksit me korelacionin e dobët midis abuzimit seksual në fëmijëri, shkruan Shije. Mirëpo, ajo që është më positive, sipas studimit të fundit është fakti se nuk ekziston asnjë lidhje mes të qarit dhe partnerit të femrës. Ekspertët bien dakord rreth kësaj çështjeje. Kjo është një gjë që nuk ka të bëjë fare me partnerin gjatë performancës në intimitet.