• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Rënia e flokut: Si ta zgjidhni problemin që në rrënjë?

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve.

Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale.

Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e  flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.

Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Rënia e Flokëve, Si Ta Zgjidhni Problemin Që Në Rrënjë?

Pavarësisht faktorëve të lartpërmendur, rënia e flokëve thjesht ndodh.

Termi mjekësor për rënien e flokëve është ” alopecia.”

Njerëzit që vuajnë prej saj janë përgjithësisht të shëndetshëm por ka disa raste specifike kur alopecia është e lidhur ngushtë me hipotiroidizmin.

Alopecia ndahet në dy kategori: e kthyeshme ose e pakthyeshme.

Në rastin e kësaj të fundit, floku thjesht fik mekanizmin e rritjes së flokut.

Kjo mund të ndodhë si pasojë e imunitetit, qelizat e së cilës sulmojnë veten dhe nxisin rënien e flokëve ‘me tufa’ duke lënë hapësira boshe në skalpin e kokës.

Shembuj të tillë gjenden kryesisht tek meshkujt që krejt papritur mbeten pa flokë, veçanërisht në majë të kokës dhe sipër ballit.

Cilado qoftë arsyeja përse bien flokët, është e rëndësishme që të lini një takim me një mjek ekspert i cili do t’ju kërkojë kryerjen e analizës së gjakut.

Në varësi të analizave, vetëm mjeku mund t’ju japë kurën e duhur.

Pra thënë shkoqur, problemi i rënies së flokëve mund të zgjdhet ose trajtohet vetëm nëpërmjet konsultës me mjekun.

Një mënyrë për të bërë një vetë-vlerësim të situatës, është që të numëroni flokët që u bien.

Sasia normale e qimeve të rëna (me rrënjën e plotë) tek floku i palarë është 50-100 në ditë.

Gjatë larjes, floku ka tendencën të bjerë më shumë, ndaj vetëm ju mund të dalloni nëse rënia e flokut është shqetësuese apo diçka e përkohshme./AgroWeb.org